Emertimi: Kisha “Shën Mërisë”, “Të Ngjiturit e Zojës në qiell”. (sot)
Vendodhja: Ishulli i Shurdhahut (Sardës) Shurdhah (Sarda) – Vau Dejës
Datimi: Sarda si seli Ipeshkvore ka ekzistuar që në vitin 431.
Aksesi: Duke u nisur nga qyteti Vau-Dejës, përshkohet përgjatë liqenit artificial të këtij qyteti me varka, lundra apo edhe skafe.
Rëndësia: Sarda bashkë me Kishën “Të Ngjiturit e Zojës në qiell”, ka qenë Seli ipeshkvore. Nga viti 431 deri në vitin 1491 ka ekzistuar si Dioqezë më vete. Në vitin 1491 Sarda iu bashkua Dioqezës së Sapës. Kurse si qytet, ajo u rrënue në kohen e pushtimit Ottoman. Ndërsa sot ka një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë zonë ku turistëve të huaj dhe vendas ju ofron mundësinë për relaks, argëtim, piknik, shëtitje, dhe njohje të vlerave historike të këtij vendi.
Përshkrimi: Kisha e Shën Mërisë ka qenë e ndërtuar në ishullin e Shurdhahut, (Sardës) e cila gjendet edhe sot. Është e gjatë 19 m dhe e gjerë 4.50 m. Si kishë ka pasë fshatrat: Vjerdha dhe Mëlloja, me 30 shtëpi dhe 256 frymë. Famullitari i kësaj kishe ka qenë në atë kohë Dom Prend Miriskjau. Sot, ishulli i Shurdhahut në të cilën është e ndërtuar Kisha, ndodhet 10 milje (17 km larg qytetit Vau-Dejës). Fshatrat Vjerdha dhe Mlloja nuk ekzistojnë më, për shkak të përmbytjes nga liqeni artificial i Vau-Dejësit, prej të cilit është i ndërtuar edhe Hidrocentrali. Në vitin 2002 Kisha “Të Ngjiturit e Zojës në Qiell” është rikonstruktuar pjesërisht, por gjurmët e saj historike kanë shumë për të thënë, për vetë faktin se këtu në këtë ishull thuhet se kanë qenë të ndërtuar 365 elter.
Aktualisht, në këtë kishë kremtohet mesha e shenjtë çdo datë 15 gusht, në festën e “Të Ngjiturit të Zojës në Qiell”, së cilës edhe i është kushtuar kjo kishë. Gjithashtu në këtë vend vitet e fundit janë shtuar shumë turistat vendas dhe të huaj, të cilët e vizitojnë dhe eksplorojnë historinë e këtij vendi dhe bukurinë natyrore për vetë pozicionin gjeografik ku ndodhet, e cila është vërtetë mahnitëse.
P.s. Për përgatitjen e këtij materiali u shfrytëzuan “Relacionet”e Imzot Frang Bardhit, ish ipeshkëv i Sapës në vitet 1635.
Violeta Marashi