Të shtunën e 7 marsit, i rrethuar nga familjarët e tij në Itali, në moshën 85 vjeç, është ndarë nga jeta tokësore për të rilindur në tokën qiellore miku i Dioqezës Sapë, z. Alvaro Ricci. Një mik i mirë italian, i cili me kontributin e tij duke i dhuruar Kishës së Dioqezës së Sapës në Vau Dejës, punishten personale të drurit, u bë ndihmë për të rinjtë e kësaj dioqeze, ku punoi për disa vite, që nga viti 2005 e deri më 2013 duke iu mësuar dhe trashëguar brezave të rinjë profesionin e artizanit dhe mjeshtërisë së drurit.

Alvaro Ricci e kishte passion dhe ishte një artizan  i drurit dhe mjaft i njohur me studion e tij në Albano Laziale në Romë të Italisë.  Misioni i tij në Shqipëri pati një përkujdejse të veçantë duke iu përkushtuar edukimit dhe formimit të të rinjëve në këtë fushë, duke e trashëguar këtë profesion mjaft të dashur edhe tek brezat e rinjë. Së bashku me David Nënshatin dhe ekipin e të rinjëve që e mësuan këtë profesion punuan mjaft punime të ndryshme në kishat e dioqezës, siç ishin stolat e Katedrales “Nënë Tereza” në Vau Dejës, apo edhe punimet e Katedrales në Prishtinë.

Pas mbarimit të misionit në Shqipëri, në mesin e vitit 2013, me ftesë të ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit, Alvaro u zhvendos edhe në Kosovë, ku vazhdoi të njëjtin misionin edhe në këtë vend.

Alvaro Ricci pati fatin të bashkëpunonte me ipeshkvinjtë e dioqezës Sapë, Imzot Dodë Gjergji, Imzot Lucjan Avgustinin dhe Imzot Simon Kulli, ku ishte mjaft i vlerësuar nga ana e tyre. Faleminderit Alvaro për gjithçka. Pushofsh në Paqen e Krishtit!

Violeta Marashi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here