Sapa është ipeshkvia e cila që nga viti 2001 organizon misione verore në zonat malore të kësaj ipeshkvie. Kështu që ky mision me vite është prezent edhe në zonën e Iballës dhe Berishës e cila shërbehet nga fretnit e Provincës Françeskane Shqiptare.

Këtë vit misioni filloj me 30 qershor ku një herë u kremtua mesha në Iballe dhe u njoftuan besimtarët me programin e misionit verorë 2019.  Në fakt një javë para me 23 qershor mesha që kremtuar edhe buzë liqenit të Komanit (në Svinë – Dushkaj, fshatra të Berishës). Meshën në këtë ditë e drejtoi fra Aurel Gjerkaj, ministër provincial e i pranishëm ishte edhe fra Ivan Sesar, definitor gjeneral në Romë, dhe fra Aleksandër Tanushi, famullitar.

Javën e parë të muajit korrik në fshatrat e Berishës u kremtuan meshë si dhe u bë bekimi i familjeve (Katund Kishë, Pap, Shopel, Vlash, Trrovna, Qyqesh, Ludricë, Levoshë, Arap e Merturi Gurit) kurse në Iballe katekizëmi u mbajtë çdo ditë për fëmijët nga klasa 1 – 9, si dhe mesha u kremtua çdo ditë pasdite, ndërsa pas meshës ishte kohë e argëtimit me rininë e famullisë.

Në javën e dytë u bekuan familjet nëpër lagjet e Iballës si dhe vazhdoj katekizmi dhe lojërat në mbrëmje me rini.

Të dielën, me 14 korrik, në kishën famullitare të shën Gjergjit u kremtua mesha solemne nga famullitari fra Aleksandër Tanushi,  ku njëherë në këtë meshë të pranishëm ishin edhe besimtar nga fshatrat e Berishës e Merturit si dhe miq të ardhur nga Shkodra, ku një herë në këtë meshë morën kungimin e parë 4 fëmijë nga Iballa. Pas meshës u dha program artistik nga Shoqnia Kulturore Illyricum nga Shkodra dhe të rinjtë e famullisë së shën Gjergjit në Iballe, aktivitet që u shfaq edhe në televizionin lokal në Shkodër në “TV1 channel”.

Gjatë këtij misionit verorë, në zonën Iballe – Berishë u pagëzuan 11 persona, morën kungimin për herë të parë 7 besimtarë, sakramentin e krezmimit 5 besimtarë si dhe bekimin e sakramentit të kurorëzimit 4 çifte.

Këtë vit në mision bënin pjesë:  fra Aleksandër Tanushi, famullitar, fra Vinçenc Kajtazi, diakon, fra Kristjan Camaj,  fra Driton Hajdaraj,  m. Ardianan Marku, motër françeskane,  m. Mira Binaku, motër françeskane. Famullia Iballe – Berishë që nga viti 2004 shërbehet nga Shkodra.

Zyra famullitare

Shën Gjergji – Iballe

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here