Me rastin e Ditës së XXVIII të Zojës Lurdit dhe Ditës Botërore të të Sëmurëve, edhe Dioqeza e Sapës në bashkëpunim me Caritasin Dioqezan, organizuan 11 shkurtin  ditë lutjeje kushtuar të sëmurëve. Të mbledhur në Kishën Katedrale “Shën Tereza e Kalkutës”  në Vau-Dejës morën pjesë shumë besimtarë nga e gjithë dioqeza së bashku me Personat me Aftësi Ndryshe. Prania e këtyre besimtarëve bashkë me meshtarët dhe motrat është dëshmia e dashurisë së madhe që populli ynë ndjen kundrejt Virgjëres Mari.

Vikari Gjeneral, dom Robert Kola, i cili kryesoi Meshën Shenjte, gjatë predikimit të rastit u ndal në rëndësinë e figurës së Zojës Mari, në rolin e saj si nënë. Dhe ne si bij të Zotit që jemi, Hyji do të na ngushëllojë sikursë nëna ngushëllon birin e vet. E në të njëjtën kohë dom Roberti falenderoi edhe familjarët që shoqërojnë të sëmurët jo vetëm sot në këtë ditë, por në çdo moment vuajtjeje e vështirësie të jetës së tyre. Menjëherë pas meshës u mbajt edhe procesioni me truporen e Zojës së Lurdit rreth Katedrales.

Me lutjet për ndërmjetësimin e Marisë, u mbyll kremtimi kushtuar Zojës së Lurdit, ndërsa vazhdoi  më pas me drekën vëllazërore të shtruar nga Caritasi. E nëpërmjet kësaj të gjithë të sëmurët u luten dhe gëzuan së bashku, duke marrë me vete shpresën dhe dashurinë për jetën.

Violeta Marashi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here