MOTRAT E FJALËS SË MISHËRUAR – TROSHAN

Familja Rregulltare e “Fjalës së Mishëruar”, fillimet e saja i ka në Argjentinë, me 25 mars të vitit 1984, e themeluar nga Atë Carlos Miguel Buela. Familja Rregulltare është e formuar nga dy Institute rregulltare dhe një Urdhër i Tretë laikësh:

Insituti i “Fjalës së Mishëruar” është një institut klerikësh, d.m.th. pjesa më e madhe e pjesëtarëve të tij janë meshtarë. Por ka edhe rregulltarë që nuk janë klerikë dhe quhen vëllezër bashkëpunëtorë. Instituti ka dy degë të ndryshme, njëra apostolike dhe tjetra e jetës kontemplative. Eprori Gjeneral aktual është Atë  Gustavo Nieto.

Instituti “Shërbëtoret e Zotit dhe të Virgjëres Matara” (SHHVM): është dega rregulltare femërore e kësaj Familje. Instituti është i formuar nga motra të jetës apostolike dhe të jetës kontemplative. Eprorja Gjenerale është Nëna Maria Corredentora Rodriguez

Urdhëri i tretë Shekullor është dega laike apo shoqata e besimtarëve laikë, me përkatësi të niveleve të ndryshme, që përfshijnë, në nivelin e tyre më të lartë, shugurimin laik me kusht.

 

  • Historia jonë

 

Me 19 mars 1988, në festën e Shën Jozefit, P. Carlos Miguel Buela themeloi në Shën Rafael të Argjentinës, familjen rregulltare, me një dëshirë të vetme, për t’i dhënë Jezu Krishtit – Nuse, sipas zemrës së tij; gra, që duke iu kushtuar totalisht Hyjit, t’i japin dëshmi që të mund të tregohet civilizimi i dashurisë”. Idealja e një familjeje femërore u mor në konsideratë kur disa vajza shprehën dëshirën për të jetuar sipas shpirtit të Insitutit të Fjalës së Mëshiruar.

Kështu “Shërbëtoret e Zotit dhe të Virgjërës Matara” kanë marrë nga themeluesi të njëjtën karizëm dhe të njëjtin mision të rregulltarëve, kanë kushtetutë të përbashkët dhe bashkëpunojnë midis tyre.

Duam t’a shohim veten në Të, veten tonë dhe të gjithë njerëzit, dhe ti shohim të krijuar “sipas imazhit dhe ngjashmërisë së Hyjit”, aq më tepër, “për Të dhe para Tij të kuptojmë që njeriu është i vetëm dhe i papërsëritshëm; dikush i krijuar për amshim dhe i zgjedhur për amshim; dikush i thirrur dhe i emëruar me vetë emrin e tij”.

 

  • Karizma

Karizma e Insitutit tonë është: Ungjillizimi i kulturës.

Konkretisht, duam të vendosim Krishtin në familje, në edukim, në mjetet e komunikimit, dhe në situata të vështira dhe në kushtet më të vështira.

Duam të bëjmë që çdo njeri të jetë: “si një mishërim i ri i Fjalës”.

Misioni ynë është ai që të “sjellim në plotësi vazhdimësinë e mishërimit të Fjalës, veçanërisht në gjërësinë botërore të kulturës, d.m.th në manifestimin e njeriut si person, komunitet, popull dhe kombësi”.

 

KU JEMI?

Jemi nё 5 Kontinente të vendosur në 36 vende te ndryshme.

Sa jemi?

Nё total jemi 1305 motra nё gjithё botën. Dhe jemi prej 59  shteteve tё ndryshme, si nga:Anglia, Argentina, Australia, Brazili, Bolivia, Belgjika, Bosnia, Kili, Ekuadori, Egjipti, Filipine, Franca, Guatemala, Guinea Ekuadorial, Guajana, Gjermania, Jordania, Hollanda, Hong Konga, India, Irlanda, Italia, Kazakistani, Kameruni, Kolumbia, Lituania, Malajzia, Meksika, Ondurras, Pakistani, Palestina, Panamá, Papua, Paraguaj, Peru, Poloni, Porto Riko, Republika Domenikane, Rumania, Rusia, Salvatori, Sllovakia, Skocia, Spanja, Sri Lanka, Sudani, Surinami, USA, Shqiperia, Tagjikistani, Taivani, Tanzania, Ukraina, Uruguaj, Uzbekistani ,Venezuela, Vietnami dhe Zelanda e Re.

  • MISIONI YNË NË SHQIPËRI 

Falë Provanisë Hyjnore, që ishte tamam në një takim të Shenjtes Nëna Terezë e Kalkutës me themeluesin tonë Atë Carlos Miguel Buela në Romë, lindi misioni në Shqipëri. Si pasojë Nëna Terezë në atë rast i kërkoi Atë Carlos Buela misionarë për shtetin e saj dhe për Kinën. Dhe ashtu ndodhi. Ishte njё ftesё e bёrё nga Ipeshkvi i Lezhёs Mons. Ottavio Vitale, ku kёrkonte misionarё pёr Dioqezёn e tij. Dhe më 08 dhjetor te viti 2001 fillon misioni i ynё nё Kalivaç, i cili ishte dhe misioni i parë në Shqipëri.

Aktualisht nё Shqiperi ndodhemi në:

Tiranё  ( Rezidencё pёr vajzat që studiojnё nё Univesrsitete)

Arrameras – Fushë Krujë  ( Shtepi per vajzat me aftёsi tё kufizuar)

Arrameras – Fushë Krujë ( ‘‘Motrat e jetes  sё mbyllur’’)

Troshan – Lezhë ( Rezidencё pёr vajzat nga mosha 3 vjeçe deri nё 18 vjeçe)

 

Misioni ynё nё Troshan

Nё vitin 2011 me ftesë të Ipeshkvit të Sapës në atë kohë, Mons. Lucjan Avgustini, motrat e Fjalës së Mishëruar u vendosën edhe në famullinë “Lindja e Zojës” – Troshan. Kështu, rezidenca  “Marie Tuci” u transferua nga qyteti i Rrëshenit në fshatin Troshan, Dioqeza e Sapës.

Apostollati i motrave në Troshan është jo vetëm në fushën pastorale si: liturgjia, sakristia, katekizëm, kurs i gjuhës italiane, vizita të familjeve dhe të sëmurëve, etj, por edhe në fushën sociale. Në Troshan kemi rezidenca pёr vajza. Kjo rezidenzё ka si qёllim tё presё fёmijë dhe vajza nga familje tё varfёra dhe shumё nё nevoje,  por edhe nga ato familja  me probleme tё ndryshme. Marrim ato vajza, qё kanё veshtirësi ekonomike, dhe ato tё cilave u mungon edukimi shkollor….

Duam t’i formojmё nga ana njerёzore, intelektuale, morale dhe shpirtёrore.

Aktualisht janё 9 vajza tё moshave tё dryeshme, dhe qё vijnё nga fshatra tё ndryshme.

Çdo ditё frekuentojnё shkollat private. Brenda rezidences ata u kushtojnё kohё pёr kryerjen e detyrave shkollore, gjysmë ore pune  pёr mirëmbajtjen e  shtёpisë, katekizem, momente tё lutjes dhe aktivitetet e tjera si sport, ekskursione etj. Dhe nё kohen e pushimeve organizohen aktivitete  krijuese, siç janë  lojrat pranverore. Në kёto aktivitete organizohen kompetenca tё ndryshme, duke i përfshirë në fushën intelektuale dhe sportive. Një vend të veçantë zënë edhe ekskursionet të cilat i organizojmë nё vende tё ndryshme historike tё vendit tonë.

 

Motrat e Fjalës së Mishëruar – Troshan