Rajë: Kisha “Lindja e Zojës”

Kjo kishë ka ekzistuar edhe para komunizmit. Më vonë, gjatë periudhës së komunizmit shërbente si një magazinë. Me ardhjen e demokracisë dhe të lirisë fetare, në vitin 1994 erdhën Motrat Françeskane Misionare të Zemrës së Krishtit, dhe e gjetën kishën si stallë. Më pas e shkatërruan dhe e kanë rindërtuar përsëri sipas një projekti të Fretërve Minorë të Shkodrës. Pas përfundimit të ndërtimit, kisha u shugurua në vitin 1998.

Dushaj: Kisha e Shën Gjon Pagëzuesit

Në këtë vend nuk ekzistonte nje Kishë, por vetem nje copë tokë e Kishes. Por me ardhjen e grupeve vullnetare nga Spanja dhe me kontributin e tyre financiar në bashkëpunim me Motrat Françeskane bënë të mundur realizimin e ndërtimit të kishës edhe në këtë fshat. Guri i parë u vendos në vitin 1999 ndërsa u shugurua në vitin 2005 nga Ipeshkvi i dioqezës së Sapës në atë kohë, Imzot Dodë Gjergji.