“Zemra e Krishtit” – Cërrnicë

Në vendin ku ndodhet kisha sot, ishin të ndërtuara 2 dhoma të vjetra dhe të dëmtuara, që më vonë, i shkatërruan.
Ishte Konferenca Ipeshkvnore Italiane që financoi ndërtimin e 10 Qendrave (objekteve)  Fetare Katolike ne Shqiperi, ku një ndër këto objekte ishte edhe Cernica.
Punimet filluan në vitin 2000 dhe përfunduan në vitin 2002, vit në të cilin u shugurua kisha.
Kjo famulli përfshin fshatrat Rrogam i Shalës, Llugaj. Të gjithë banorët e kësaj famullie janë katolikë, dhe pjesa më e madhe janë të ardhur nga Lekbibaj.