Në famulli me 6 maj, si traditë pas Pashkëve, kemi filluar bekimet e Familjeve dhe të shtëpive të tyre. Është një eksperiencë shumë e bukur e domethënëse për në fretërit dhe motrat që vijmë tju vizitojmë dhe për ju që na pranoni në shtëpi me shumë respekt e dashuri.
Është një rast për tu njohur dhe për të njohur situatat tuaja familjare, për të dëgjuar gëzimet e preokupimet tuaja…..
Është e bukur për tu parë duke punuar me dinjitet në fusha,
kemi nderin të hyjmë në shtëpitë tuaja të thjeshta e të rregullta,
të pranojmë dhuratat tuaja(vezë , raki, djath e shumë lule)!
Është emocionuese për t’ju parë duke marrë bekimin me përvujtëri e respekt…..pastaj për të shkëmbyer me një mijë bekime të tjera të tuaja për ne…..
Por një ndjenjë shkurajimi e reflektimi na ka shoqëruar në fretërit dhe motrat duke u kthyer në shtëpitë tona, duke kujtuar kë kemi takuar e çfarë kemi parë……
Kemi hyrë në shumë shtëpi ku kemi gjetur vetëm të moshuar, që më krenari na flisnin për 4,5,6,7 fëmijë të gjithë jashtë shtetit……. Por sytë e tyre fshihnin keqardhjen e një familjeje të ndarë me shumë kilometra…..
Kemi bekuar shtëpi të mëdha e të reja, por të zbrazura…..
Kemi bekuar dhoma gjumi të bijeve tashmë larg….
Kemi parë kopshte të pa kultivuara sepse nuk ka kush ti punojë….
Makina të parkuara tashmë nga shumë vite….

KU JEMI DUKE SHKUAR?
Të bësh një llogari të vogël nëse vazhdon kështu gjendja në tokën tonë do të jetë gjithnjë e më e vështirë.

KUR TE MOSHUARIT TANË NUK DO TË JENË MË, KUSH DO TË BANOJË NË KËTO SHTËPI?
lindje gjithnjë e më pak dhe në Kishë pagëzojmë me shumë fëmijë që jetojnë jashtë shtetit se në famulli, kush do të jetë nesër në shkollat tona dhe në kishat tona?
Ky reflektim i imi nuk don të akuzoj ndokënd nga ju qe jetoni jashtë shtetit ose mendoni të shkoni, sepse për njëmijë motive keni të drejtë, por sigurish na bën mirë të gjithëve të kuptojmë situatën aktuale e të bëjmë pyetjen

KU DO TË SHKOJMË TË PËRFUNDOJMË?
Dikush është përgjegjës për të gjitha këto! Dikush është përgjegjës për shumë familje të ndara.
Dikush është përgjegjës për shumë të moshuar vetëm.
Dikush është përgjegjës për shumë forca të reja që ndihmojnë për të pasuruar ata që i shfrytëzojnë.
Dikush është përgjegjës për këtë “vetëvrasje” të heshtur të kombit që është para syve të të gjithëve.
Ty qe je përgjegjës, të kërkoj

KU JEMI DUKE SHKUAR?
Hyji na udhëheqtë e na sygjeroftë per të ndërtuar të ardhmen në tokën tonë Shqipétare.

Pader Matteo di Secli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here