Në mesin e muajit qershor, ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, priti për vizitë në rezidencën e tij, Eproren e Përgjithshme të Kongregatës, pasardhësen e  Nënë Terezes, motër Joseph e shoqëruar nga Eprorja e përgjithshme e Ballkanit, motër Marjeta dhe motrat e Nënë Terezes që jetojnë e punojnë në famullinë Pukë.

Gjatë kësaj vizite, Imzot Simoni shprehi mirënjohjen dhe falenderimin për motrat e Nënë Terezes, që prej vitesh zhvillojnë misionin e tyre në Dioqezën e Sapës. E në të njëjtën kohë premtoi  se do jetë gjithmonë mbështetje për to, duke ofruar bashkëpunimin dhe afërsinë e bariut të mirë. Motër Joseph mbeti e kënaqur nga ky takim i ngrohtë dhe miqësor me Ipeshkvin e Sapës, ku pati fatin të shihte edhe muzeun dioqezan, në të cilin ruhen vlera të jashtëzakonshme të objekteve të vjetra fetare, që janë ruajtur të fshehur gjatë kohës së komunizmit.

Në fund të vizitës, moter Joseph u ndal edhe në kripten e Katedrales dhe bëri një lutje për shpirtin e ish ipeshkvit të Sapës, Imzot Lucjan Avgutinit.

Violeta Marashi

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here