Ndërsa kemi filluar kohën e Shenjtë të Ardhjes, në ditën e 3 dhjetorit 2021 që shënon Ditën Ndërkombëtaret të Personave me Aftësi Ndryshe, pranë Caritas dioqezan Sapa u mbajt panairi i punimeve të punuar nga duart e personave me aftësi ndryshe. Ky panair u zhvillua nën kujdesin e veçantë të ipeshkvit të  Sapës, Imzot Simon Kulli dhe të Caritasit.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm vetë akotrët e këtij panairi, stafi i caritasit meshtarë e motra, përfaqësues të Bashkëisë Vau Dejës, një përfaqësi e Caritasit Shqiptar, intelektualë të fushave të ndryshme, si dhe vullnetarët. Ky aktivitet i përvitshëm ngjalli interes të madh, përmes së cilës promovohen vlerat shpirtërore dhe sociale të këtyre personave, një mënyrë kjo që mos të jenë të dinstancuar nga shoqëria dhe komuniteti ku ato jetojnë.

Është qendra ditore e ngritur nga Caritasi dioqezan, e cila nëpërmjet kujdesit, mësimit dhe aktiviteteve të ndryshme që kjo qendër organizon së bashku me punonjësen sociale, Kristiana Bishaj, tregon dashuri dhe kujdes për këto persona.

Gjatë ceremonisë së hapjes së panairit, në fillim iu uroj mirëseardhjen Drejtori i Caritasit, z. Nikolin Lekaj, i cili falenderoi të pranishmit dhe gjithë njerëzit vullnetmirë që tregojnë kujdesin dhe dashurinë humane për personat me aftësi ndryshe. Në mënyrë të veçantë ai falenderoi bariun e kësaj dioqeze, i cili me mbështetjen e tij personale dhe institucionale është shtylla kryesore  ku personat me nevoja të veçanta ndjehen të vlerësuar e të  realizuar në vetvete duke i mbajtur afër, e duke mos i mënjanuar në asnjë mënyrë.

Ndërsa Ipeshkvi, Imzot Simoni, “vlerësoi shumë punën dhe misionin bamirës që Caritasi bashkë me ndihmën e vullnetarëve të tij, ndërmerr në iniciativat e tij institucionale, ku duart e këtyre personave bashkohen me duart tona tha ai, duke realizuar këto vepra edhe pse të vogla por janë të mrekullueshme dhe me dashuri të madhe. Tashmë së bashku jemi një familje e madhe tha ai dhe së bashku ju japim mbështetje dhe krahë për të ecur përpara në jetë edhe pse ndodhen në kushte të tilla fizike”.

Një vlerësim të madhe dhe mirënjohës shprehi edhe kryetari i Bashkisë Vau Dejës, z. Mark Babani, i cili vlerësoi punën e Dioqezës Sapë që gjithmonë gjendet pranë shtresave me nevoja të veçanta, ndërsa ofroi edhe bashkëpunimin ndërinstitucional për këtë kategori, ku edhe bashkia po tregon vëmendje dhe kujdes për këto persona.

Në panair u shfaqen punime të ndryshme si piktura nga më të ndryshmet, betleme dhe punime të tjera në tjegull dhe me qira. Panairi do të qëndrojë i hapur për pak ditë dhe pritet të vizitohet nga shumë persona të cilët shohin nga afër punën e demonstruar, të konkretizuar e të përqafuar me dashuri nga personat me aftësi ndryshe.

Violeta Marashi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here