Kështu është titulluar shtegtimi shpirtëror që po zhvillohet këto ditë nga data 6-10 shtator me një grup të rinjësh që vërtetë e duan Zotin dhe duan të zbulojnë më shumë misteret e tij.

Me kremtimin e Meshës Shenjte dhe me bekimin e ipeshkvit të Sapës Imzot Simon Kulli, grupi i të rinjëve është nisur në këtë shtegtim që po zhvillohet në këmbë, ditën e parë nga Vau Dejësi drejt famullisë Blinisht dhe kanë qëndruar një natë dhe janë pritur nga famullitari dom Alberto Gallimberti. Ndërsa ditën e dytë kanë shtegtuar drejt famullisë Shelqet, ku janë pritur nga famullitari dom Kastriot Gjoka. Në famullinë e Shelqetit, këtij grupi i është bashkuar edhe Imzot Simoni, i cili ka qëndruar me të gjatë momentit të lutjes dhe adhurimit.

Është një ecje e re kjo e organizuar nga komisioni thirror, mes dy dioqezave, të Sapës dhe dioqezës Shkodër-Pult, nën kujdesin e dom Zef Markut, Motër Marjeta Zefi, Dom Kristjan Marku dhe Pader Matteo di Secli. Është kjo një eksperiencë e re, ku shpresojmë se do japë fryte për thirrje të reja e të shenjta.

Violeta Marashi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here