Që prej vendosjes së Motrave Karmelitane,  në vitin 2003 në Nënshat, festa e së Lumes Mari Virgjër e Malit Karmel, që ndryshe njihet si festa e Zojës së Karmelit, është kthyer në traditë që të përkujtohet çdo vit me datën 16 korrik. Është kjo datë që shënon këtë festë, për arsye se, sipas të dhënave, më 16 korrik të vitit 1251 Zoja e Bekuar iu shfaq eprorit të përgjithshëm të murgjve të malit Karmel,Simon Stock.

E pikërisht në nder të Zojës së Karmelit, besimtarë të shumtë shtegtuan drejt Karmelit në Nënshat për t’u bashk

uar në kremtimin e Meshës Shenjte në kishën e Shën Mëhillit dhe familjes së Shenjtë, pranë Kuvendit të motrave dhe vëllezërve Karmelitanë.

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji i cili udhëhoqi meshën shenjte në bashkëkremtim me ipeshkvin e Sapës, Imzot Simon Kullin dhe me meshtarë të tjerë.

Kujtojmë se tashmë familja e madhe e motrave dhe vëllezërve karmelitanë është një strehë shpirtërore për çdo besimtar që shkon në këtë vend lutjeje, përmes së cilës ndjehet aroma e Zotit tonë Jezu Krishtit.

Violeta Marashi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here