Komuniteti i shqiptarëve të Marsikës Itali po kalon ditë të veçanta me praninë e ipeshkvit të Sapës Imzot Simon Kulli, gjatë vizites se tij ne kete muaj te dhjetorit.
Shkëlqesia e tijë ishte i ftuar nga Monsinior Giovani Massaro Ipeshkevv i Avezanos si dhe nga qendra misionare diocezane e drejtuar nga Massimiliano de Foglio, profesor dhe mik i madh i shqiptarëve.
Natën e parë ai u prit nga konsulta e të rinjve dhe fëmijëve të “Azione Cattolica ” të dioçezës ku monsignior Giovani dhe dhe të rinjtë i uruan mirëseardhjen duke i thënë se një grup të rinjsh dhe fëmijësh në pranverë do vizitonin Shqipërinë e në mënyrë të veçantë Blinishtin në Lezhë!
Imzot Kulli u foli atyre për thirrjen e tij meshtarake, problemet e dioçezës e në mënyrë të veçantë braktisjen e vendit në mënyrë të veçantë nga të rinjtë. Preokupimi i të parit të Sapës ishte bllokimi i këtij fenomeni , gjetja e një zgjidhje në bllokimin e këtij fenomeni në dëm të ardhmërisë së Shqipërisë.
Emocionuese ishte tingëllimi i këmbanës së paqes e binjakëzuar me këmbanën e paqes që ndodhet para Piramidës” në Tiranë.
Gjatë fjalimit të tij nuk harroj të përkujtonte veprën e Monsignor Antonio Scarrës që këto ditë ishte dhjetë vjetori i largimit nga kjo jetë…. dhe që vepra e tij në Shqipëri me ambasadorët e paqes dhe me ndërtimin e veprave të kultit dhe pranë tyre dhe të atyreve sociale ( pranjë çdo objekti kulti ka ndërtuar njëshkollë, një kopësht, një ambulancë) vazhdon të ketë ndikimin poltik e kulturor në të gjithë vendin.
Përpara Këmbanës së paqes” Shpërndamë librin “Roma parlava albanese ” studiuesve dhe miqve të Shqipërisë
Morën pjesë shumë miq të Shqipërisë, vullnetar që kanë punuar në Shqipëri , të rinj të “Azionit Cattolic” së bashku me prindërit si dhe komuniteti shqiptar i Marsikës! Dua të falenderoj, Gjon Dodanin , Sokol Markun , Alessian, Albertën, Fiorelën, Stellën, Arbenin, Gonxhen, Dodën, Vitoren, Nicolon, Natalinën, Kolën , që ndihmuan në organizimin e shqiptarëve në përkujtim të Monsinjor Antonio Sharrës, edukatorit të madh të rinisë shqiptare.
Në darkë në Katedralen e Avezzanos u mbajt një meshë me të gjithë priftërinjtë e dioçezës së Avezzanos ku u lutën për Shqipërinë!
Marrë nga profili i Anna Hida 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here